TIRANE - Spitalet rajonale janë braktisur nga mjekët specialistë, ndërsa si pasojë Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza mbingarkohet me pacientë nga rrethet aq sa një pjesë e tyre shtrohen edhe nëpër korridore. Problematikat i janë bërë prezentë ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, nga dy mjekë tashmë anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë, ku po diskutohej krijimi i Urdhrit të Stomatologut.
“Spitalet rajonale duhet të jenë objekte të rëndësisë së veçantë me mbrojtje policore të themi drejt duhet të mbrojmë mjeket nga dhuna verbale dhe fizike”, deklaroi Eduart Bejko.
“Cfare ndodh ne QSUT sot që ka sherre të mëdha, ka sherre për vende, pa vrarë trurin pa mbaruar te gjitha ato niset për Tirane, në reanimacion ke dhe korridoret plotë”, deklaroi Ylli Ziçishti.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka pranuar mungesën në mjekë specialist, por ai shpjegoi se hapja e specializimeve pas 5 viteve do ta zbusë këtë ngërç.
“Është e vërtet që kemi një mungesë të trupës së specialistëve, përgjithësisht jashtë Tiranës ju konfirmojë që do të hapen këtë vit, del vendimi i qeverisë brenda muajit, në tetor Universiteti mjekësor sipas të gjitha rregullave do të bëjë konkurrimet”, theksoi Beqaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka paraqitur disa kundërshtime me draftin e paraqitur nga ministria për Urdhrin e Stomatologëve, kryesisht me kufizimin e moshës së drejtuesve. Sipas Vasilit nuk është e drejtë që mosha të jetë kriter penalizues për ata që duan të garojnë në postin drejtues të urdhrit, por personi ta ndërpresë mandatin kur mbush moshën për të dalë në pension, që është 68 vjeç.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO