Spitalet të llogarisin
a u kushton një pacient

TIRANE- Të gjithë spitalet e vendit duhet të llogarisin dhe të dorëzojnë brenda këtij viti pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor se sa u kushton çdo pacient.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku është vendosur që gjithashtu numri i bluzave të bardha të mos ndryshojë, por të mbetet po aq sa ai i një viti më parë, plot 11.800. "Spitalet janë të detyruar të llogarisin shpenzimet faktike të çdo shërbimi, në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet mujore dhe progresive raportohen nga spitalet në ISKSH, e cila bën monitorimin e tyre", - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë që deri më tani llogaritja e kostove për disa nga shërbimet kryesore ka përfunduar vetëm në disa spitale kryesore të vendit. Kjo bëhet me qëllim që të bëhet një ndarje më e mirë e fondeve të akorduara për çdo spital dhe të shfrytëzimit të kapacitete që ata kanë. Ndërkohë që vendimi detajon edhe ndarjen e fondeve për çdo spital, dhe në total ka një rritje të fondit të spitaleve me 2 për qind, pasi në të është përfshirë edhe rritja e pagës që do të përfitojnë bluzat e bardha gjatë vitit 2012. Vendimi i këshillit të ministrave përcakton se ai hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2012.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore

Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azi Qendrore