Kryeministri Rama në një vizitë që zhvilloi sot në Bashkinë e Fierit u shpreh se spitali i Fierit që pritet të ndërtohet nga Turqia  do të jetë shëmbëlltyrë e vizionit dhe ambicies që ka mazhoranca që ai drejton.

Rama porositi kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, që të mos ketë asnjë vonesë. Madje ai duke iu referuar premtimit të Erdogan për përfundim brenda 3 muajve të spitalit tha se pala shqiptarët sduhet të bëhet pengesë, nëse vonohen turqit të jetë faji i tyre.

Të përcaktojmë me urgjencë zonën, të jetë anës autostradës, të ketë akses të fortë në infrastrukturë dhe javën tjetër fillon puna.  Ne do t'i vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. vendos tre vetave që të merren vetëm me këtë punë. Me pronarët e mundshëm do të bëjmë menjëherë kontaktin dhe marrëveshjen", tha Rama.

Teksa ka postuar videon në Facebook, Kryeministri shkroi se shërbimi në këtë spital do të jetë falas.

"Nisim punën për Spitalin Rajonal, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq.  Ky spital që do t'i shërbejë jo vetëm Fierit, do të jetë nga dita e parë pjesë e shërbimit tonë publik shëndetësor dhe natyrisht shërbimi do të jetë FALAS si në çdo spital publik të Shqipërisë", shkroi Rama.

Ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit ishte një prej marrëveshjeve që u firmosën në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama zhvilloi në Turqi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Rama gjen zonën ku do ndërtohet spitali i Fierit: Ky është vendi perfekt, të kontaktohen menjëherë pronarët


Spitali i Fierit, i premtuar nga Erdogan do të ndërohet në një zonë shumë të mirë të bashkisë.   Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën ku do të ndërtohet Spitali i Ri.

Teksa ka parë nga afër tokën Rama ka porositur kryetarin e Bashkisë së Fierit që të kontaktohet menjëherë me pronarët për të nisur procedurat e shpronësimit.

 “Kjo këtu është perfekte dhe duhet bërë menjëherë komunikimi me zotëruesit e pronës dhe duhet bërë e artë që do jetë marrëveshje korrekte dhe e qartë për detyrimet e qeverisë ndaj tyre. Procedurat dhe të fillojë puna. Dhe për cdo ditë që qeveria nuk mban angazhimin ata do të shpërblehen. Menjëherë nxirr emrat e familjeve që janë në këtë pjesë dhe të jenë të qetë që shpronësimi të jetë i sigurt. Të mos kemi problematike si në kohën e Saliut që ju humbte dokumentet.” ka thënë ndër të tjera Rama.