Spitali Ushtarak, kirurgët në
operacion me doreza të grisura

Spitali Ushtarak, kirurgët në<br />operacion me doreza të grisura
Kirurgët e spitalit Ushtarak përballen me mungesa nga më të ndryshmet. Duke filluar që nga dorezat, të cilët nuk janë cilësore, nuk kanë fortësinë e duhur dhe nuk plotësojnë kështu parametrat e sigurisë. Madje mjekët ankohen që shpeshherë u ndodh që ata u çahen gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, duke vënë në rrezik shëndetin e mjekëve por edhe të pacientëve. Edhe për këtë rast ata kanë gjetur një zgjidhje origjinale. Herë pas here vendosin dy palë doreza, por kjo sipas tyre u krijon pak vështirësi, pasi nuk kanë atë lirshmëri të lëvizjes së duarve. "Problemet në spitalin tonë janë nga më të ndryshmet. Duke filluar që nga dorezat që për momentin nuk na mungojnë, por ama nuk janë cilësore.

Bota ka standardarde cilësie për dorezat që përdoren në sallat e operacionit, duke filluar që nga fortësia, lirshmëria në lëvizje, etj, por tek ne nuk ndodh kështu. Na ka ndodhur që për shkak se nuk janë cilësore, ata të na çahen shpeshherë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe kur dalim nga operacioni i kemi duart gjithë gjak. Për të shmangur këtë gjë ndonjëherë kemi provuar të operojmë edhe duke vënë dy
palë doreza, por kjo nuk është një metodë shumë e mirë, pasi kemi vështirësi në lëvizjen e duarve", - na tregon një mjek kirurg, mjaft i njohur i këtij spitali.

Sipas mjekëve kirurgë problemi është shumë më i madh se sa një ankesë e tyre për doreza që nuk janë cilësore. "Dorezat janë një mjet mbrojtës i madh si për mjekun, ashtu edhe për pacientin. Sidomos kur ka raste urgjente, pasi ne e kemi pamundur të bëjmë ekzaminime të hollësishme dhe ne nuk e dimë nëse pacienti që po operojmë mund të ketë ndonjë sëmundje infektive të rëndë, dhe duke qenë se dorezat nuk janë cilësore,
edhe mjekët mund të marrin ndonjë infeksion. Ashtu siç
ekziston edhe mundësia, megjithëse ne i bëjmë të gjitha procedurat e sterilizimit përpara se të bëjmë një ndërhyrje kirurgjikale, që mjeku t'i kalojë ndonjë infeksion pacientit.

Pra, ata janë A-ja e një ndërhyrje kirurgjikale të sigurtë dhe për fat të keq neve na mungon edhe kjo gjë", - na thonë mjekët, të cilët sqarojnë se jo në të gjitha rastet dorezat e operacioneve janë kaq problematike. Ndërkohë që burime pranë drejtorisë së spitalit na thonë se ata zbatojnë
të njëjta procedura tenderimi si në vendet e tjera të botës dhe blejnë të njëjtat doreza që përdoren edhe në spitalet e tjera të vendeve të BE-së.

"Nuk besojmë se dorezat e operacionit janë një problem për spitalin tonë. Ne përdorim doreza me të njëjtat standarde që përdorin edhe vendet më të zhvilluara, pasi nuk ka doreza që janë më shumë cilësore dhe doreza më pak cilësore. Ata kanë standarde të njëjta", - na thonë burime zyrtare pranë drejtorisë së Ushtarakut.

Dy vjet më parë, Ushtaraku bleu doreza dy numra më të vegjël
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që spitali Ushtarak ka probleme me dorezat që përdorin mjekët gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy vjet më parë, mjekët e Ushtarakut denoncuan skandalin se drejtoria e këtij spitali kishte blerë një sasi të madhe dorezash, mbi 20 mijë copë, por që ishin dy numra më të vegjël se sa ata që u duheshin mjekëve. Sipas tyre, nëse mjekët përdornin doreza me numër katër, dorezat që ndodheshin në magazinat e Ushtarakut ishin numri dy, dhe që mjekëve nuk u bënin punë, ndaj ata i blinin vetë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg