Spitalit të Gjirokastrës i shtohen 13 mjekë, Manastirliu: Shërbimet e specializuara afër vendbanimit

“13 mjekë specialistë, duke filluar nga mjekë të urgjencës, onkologë, kirurgë të përgjithshëm, reanimator, etj, i shtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës, duke mundësuar shërbimet e specializuar afër vendbanimit”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetëssë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në spitalin e Gjirokastrës.

Në të gjithë qarkun, janë 18 mjekë specialistë që I bashkohen ekipit të shëndetësisë në spitalet e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës, me përfundimin e specializimeve 4 vjecare, brenda muajit Shkurt.
Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me pacientët e dializës në spitalin e Gjirokastrës, duke nisur kështu serinë e takimeve të hapura që do të ndërmarrë në çdo spital, për të dëgjuar shqetësimet e pacientëve dhe sugjerimet e stafeve mjekësore.

“Nisëm takimet e hapura me qytetarët, me pacientët por edhe profesionistët e shëndetit, sepse besojmë se zgjidhjet vijnë nga terreni, për problematikat e shëbrimeve shëndetësore në spitale”, tha Manastirliu.
43 pacientë nga Gjirokastra,Përmeti, Tepelena dhe Saranda marrin shërbimin e dializës në spitalin e Gjirokastrës. Gjatë bashkëbisedimit, disa pacientë të Sarandës, Delvinës dhe rrethinave kërkuan t’ju mundësohet ky shërbim në Sarandë. Ministrja Manastirliu u shpreh se shërbimi I dializës është përmirësuar, duke garantuar standard të lartë dhe duke u mundësuar afër vendbanimit në zona si Korça apo Vlora, ku më parë ky shërbim mungonte plotësisht. Megjithatë – u shpreh Manastirliu – do të shihet mundësia për ofrimin e këtij shërbimi edhe në spitalin e Sarandës.

Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër edhe zbatimin e rregullit të ri në spitale, që disiplinon vizitorët në pavione, reanimacion dhe urgjenca.

Sipas urdhrit të Ministres, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 - 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00.  Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00.

Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambjente ku ofrohet shërbimi I urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë