REPORT TV zbulon dy certifikatat e sigurisë së kolonel Artur Meçollarit, i cili është i akuzuar nga Berisha si spiun. Meçollari është pjesë e listës me 12 negociatorët që Shqipëria do të bisedojë me Greqinë për kufirin detar.

Meçollari krahas certifikatës së sigurisë shqiptare DSIK mban edhe certifikatën e sigurisë së NATO-s e quajtur Cosmic Top Secret. Mecollari u dekorua për kontributin e veçante në misionet ushtarake nga sekretari Përgjithshëm i NATOS Jens Stoltenberg.

Ai vlerësohet si një ndër oficerët shqiptarë më të besuar nga SHBA të cilit besuan atij një mision delikat në Afganistan. Pikërisht për këtë mision Mecollari ka marrë falenderime të veçanta nga James Mattis, Sekretari amerikan i mbrojtjes.

certifikata sigurie
Certifikata e NATO-s

certifikata sigurie

Certifikata e DSIK

d.b/shqiptarja.com