"Spiunët" antikorrupsion qeveria 
dorëzon projektligj për t'i mbrojtu

dorëzon projektligj për t'i mbrojtu">
Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj që sunon të mbrojë sinjalizuesit, ose të quajturit ndryshe spiunët antikorrupsion brenda cdo institucioni.
Projektligji sanksionon të drejtat e sinjalizuesit, si e drejta e konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit; ruajtja e konfidencialitetit të burimit të informacionit; ruajtja e sekretit shtetëror dhe mbrojtja kundër hakmarrjes.

Mekanizmi i sinjalizimit sipas projektligjit është i ndërtuar në dy shtylla kryesore: shtylla e parë është parashikimi i një procedure të re ligjore për hetimin e pretendimeve të sinjalizimit në lidhje me një veprim apo praktikë të dyshuar korrupsioni dhe shtylla e dytë është sanksionimi i masave mbrojtëse për sinjalizuesit nga çdo veprim hakmarrës i organizatës, i drejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë, ose kërcënim i kryer nga organizata me natyrë diskriminuese,  disiplinore apo që në një formë tjetër të padrejtë dëmton interesat e ligjshëm të sinjalizuesit dhe që rezulton nga sinjalizimi.
 
Neni 8 përcakton se sinjalizuesi, i cili njofton publikisht veprimin apo praktikën e dyshuar të korrupsionit, do të gëzojë të drejtën e mbrojtjes deri në çastin kur sinjalizimi bëhet publik. Pra mekanizmat e mbrojtjes së sinjalizuesve të veprimeve apo praktikave të korrupsionit nuk do të garantohen më sipas projektligjit nëse sinjalizuesi zgjedh të bëjë publike, përveçse të sinjalizojë te njësia përgjegjëse apo ILDKPKI-ja faktet që disponon.

Neni 9 parashikon mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet njësive përgjegjëse me ILDKPKI-në me qëllim shqyrtimin dhe zgjidhjen e një rasti të sinjalizuar kur të sinjalizuarit u përkasin organizatave të ndryshme pavarësisht organizatës së sinjalizuesit. Ky bashkëpunim konsiston në shkëmbim informacionit dhe të dhënash, të plota dhe pa asnjë rezervë, por gjithmonë në zbatim të parimit të ruajtjes së konfidencialitetit, sekretit shtetëror dhe mbrojtjes të të dhënave personale.

Neni 10 rregullon sinjalizimin e brendshëm pranë njësive përgjegjëse. Në këtë kuptim, pranë çdo autoriteti publik, i cili ka më shumë se 80 të punësuar dhe subjekti privat i cili ka më shumë se 100 të punësuar, caktohet një njësi përgjegjëse e cila do të regjistrojë, do të hetojë dhe do të shqyrtojë sinjalizimet sipas këtij projektligji. ILDKPKI-ja përcakton me udhëzim strukturën, kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet private. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim marrëdhëniet e punës, strukturën dhe kriteret e përzgjedhjes së punonjësve të njësisë përgjegjëse në autoritetet publike.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit