‘Spiunia ruse që vepron në petkun e gazetares’, ndalohet në hyrje të Kosovës, bën propagandë për pushtimin rus ndaj Ukrainës

‘Spiunia ruse që vepron në petkun e gazetares’, ndalohet  në hyrje të Kosovës, bën propagandë për pushtimin rus ndaj Ukrainës

Daria Aslamova dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov

Ditën e sotme është ndaluar në hyrje të Kosovës shtetasja ruse Daria Aslamova, e cila njihet si një gazetare, por nga shumë shtete është vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse duke vepruar si gazetare. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se tentimi i hyrjes së saj në Kosovë dëshmon qartë se ka ajo ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Postimi i plotë i Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës:

"Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës. Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj.

Theksojmë faktin se ajo tenton të hyjë në Republikën e Kosovës një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të vendit dhe në të njejtën ditë kur të njejtat struktura që orkestrohen nga Vuçiqi kanë shtënë rreth 10 herë drejt zyrtarëve tanë policor. Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë.", shkuan ministri Sveçla në Facebook.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qafa e Thores: 07/08/2022 10:53

    Un vec nje gja nuk munem me kuptu mir ne diktature e komunizem kur ishim te myllun kishte vlere spiunimi,po ne dite te sodit ca hyn ne pune spiunlleku ku cdo gja ashte e hapun e lire e prekeshme!Kjo rusja po keka e mire e sexi per ate punen e me u kontent ne ato shale bianca!

    Përgjigju
  • Aba: 07/08/2022 03:52

    Dhe provat i kane gjetur nga fcb i spiunes.....

    Përgjigju
  • Valentina: 06/08/2022 23:23

    Jo vetem ruse por edhe shqiptare i nderuar z. Kacija si Sali Berisha Ilir Meta Monika Kryemadhi si dhe e gjithe PD-ja dhe PL-ja qe jane kthyer ne marioneta te Rusise.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 06/08/2022 22:38

    Ne Shqiperi ka ruse qe gjoja ushtrojne aktivitete si ne mjekesi etj por ne fakt punojne per spiunazhin rus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim