Një ish-agjent i CIA-s është deklaruar fajtor për spiunazh për Kinën, njoftoi të premten Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Alexander Yuk Ching është ish-agjenti i CIA-s i cili pranoi se në vitin 2001 dorëzoi një sasi të konsiderueshme informacioni të klasifikuar të sigurisë kombëtare të SHBA-së në një takim me agjentët e inteligjencës së Shangait, edhe pse nuk kishte punuar për CIA-n për 12 vitet e mëparshme.

Takimi thuhet se u organizua nga një tjetër ish-agjent i CIA-s, një amerikan i natyralizuar me origjinë nga Shangai. Në ditën e tretë të kontakteve në një hotel në Hong Kong, agjentët kinezë ofruan 50 mijë dollarë para cash, të cilat Alexander Yuk Ching Ma i numëroi, siç bën me dije Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Të dy burrat më pas ranë dakord të vazhdojnë të ndihmojnë agjencinë e inteligjencës së Shangait. Në vitin 2003, Ma u punësua nga FBI në Hauai për të ofruar shërbime gjuhësore.

FBI dinte për lidhjet e Ma me inteligjencën kineze dhe e rekrutoi atë për të punuar në një zyrë të izoluar, ku mund të monitoroheshin aktivitetet e tij. Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk tha se si u ekspozua Alexander Yuk Ching Ma, i cili përballet me 10 vite burg.