Sponsorizimi i sportit, Braçe kundër
Ramës, sulmon ashpër Dukën

Sponsorizimi i sportit, Braçe kundër<br />Ramës, sulmon ashpër Dukën<br>
Deputeti i PS, Erjon Braçe vijon akuzat ndaj FSHF dhe Presidentit Duka për korruptim dhe manipulim të ndeshjeve të futbollit shqiptar duke përcaktuar fituesit dhe humbësit. Ai thotë se po përgatitet rënia e Vllaznisë një kategori më poshtë, ndërsa Partizani dhe Flamurtari po sakatohen.

Braçe ka komentuar dhe deklaratën e Ramës dje, që u shpreh se po diskutohet një ligj i ri për sponsorizimin e sportit. Deputeti i PS shprehet se kur gara është kthyer në një sistem kriminal ku cdo gjë është paravendosur duke vrarë ekonominë e futbollit, unë do jem i pari kundër në Kuvend që do kundërshtoj cdo kalim të parave të taksave e tatimeve tek sistemi kriminal i futbollit.

STATUSI I ERJON BRACES
Kur thashe se ka hierarki edhe per kreun, edhe per Evropen, edhe per renien, ne nje gare te korruptuar prej Sistemit kriminal Duka, uleritet njezeri: C’pune ka politika ketu?

Madje mbushet faqet me Devil-in e Dukes qe merrej me gjatesine time edhe pse gojen e kishte plot!

Po tani?!

Tani po ndodh egzakt ajo qe une tregoja.

Eshte paravendosur gara per Evropen-cdo ndeshje ndodh egzekutimi, Kukesi, Laci, Luftetari etj, kjo eshte renditja, ndaj askush nuk e ndal dot Lacin, ndaj frenohet Luftetari, Vlora, Partizani duke i sakatuar.

Ajo qe ndodhi dje ne Korce nuk kish lidhje me Skenderbeun, por pikerisht me Luftetarin qe duhej ndalur, kur Laci ishte favorizuar ca ore me pare.

Gjithe ulerima “se ka bere Skenderbeu, drejtuesit e tij” ishte e vertete;

E beri arbitri ne funksion te hierarkise se vendosur-renditjes Kukesi, Laci etj.

Por kjo u fsheh nga kenga “Skenderbeu ska nevoje per kete”! E njejta histori eshte edhe ne fund;

Cdo gje po luhet te bjere Vllaznia-nje tjeter histori e madhe e Shqiperise.

Kane vene kalendarin perpara ne tavoline dhe po kombinojne mdeshje te Lacit me ato te Vllaznise-u masakrua Vllaznia ne Lac, Teutes etj, me qellim qe edhe hierarkia e “Evropes” te mos prishet por edhe Vllaznia te bjere.

KY ESHTE SISTEMI KRIMINAL DUKA!

E keqja nuk ka shkuar ende ne fund!

E kur ndodh e gjitha kjo, dje degjova kryeministrin tim te angazhohej per nje ligj te ri mbi sponsorizimin e sportit!

Po ua them sot, kur gara eshte kthyer ne nje sistem kriminal ku cdo gje eshte paravendosur duke vrare ekonomine e futbollit, une do jem i pari kunder ne Kuvend qe do kundershtoj cdo kalim te parave te taksave e tatimeve tek sistemi kriminal i futbollit!

d.b/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën