TIRANE, 19 Tetor /ATSH/. - Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, eshte shprehur me superlativa per Lionel Messin, për të cilin ka thene se është futbollisti më i mirë në botë.
Ai po ashtu tha se se asnjë futbollist nuk mund ta zëvendësoje sulmuesin argjentinas.
"Messi është i pazëvendësueshëm. Pa të ne duhet të marrim përgjegjësitë tona, pasi të gjithë e dimë rolin tonë. Roli imi është të shënoj gola dhe të ndihmoj shokët e skuadrës. Messi është më i miri në botë dhe asnjë futbollist nuk mund ta zëvendësoj atë", tha Suarez për TV3.
Ai tha se asnjë skuadër nuk e ka fituar dy vite radhazi Ligën e Kampionëve dhe kjo do të jetë një motiv shtesë për Barcelonen këtë edicion.







