BARCELONË - Një incident të rëndë pësoi sot spanjolli Fernando Alonso, i cili drejton makinën e "McLaren"-it, në cirkuitin e Montmelosë, ku po zhvillohen testet për kampionatin e ri të Formulës 1.
Piloti, sipas medias spanjolle, zbriti në pistë dy orë pas fillimit të sesionit dhe pas 20 xhirosh, u përplas në kthesën 4.
Shumë shpejt, ai u mor me një helikopter-ambulancë dhe u dërgua në spital.
"Alonso është i ndërgjegjshëm dhe flet", thanë burime nga spitali./ATSH/