TIRANE, 26 janar /ATSH/. - Largimi i trajnerit Pep Guardiolas mund të befasojë Bayern Munichun. Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka pranuar se klubi i tij nuk ka plan B në se Pep Guardiola largohet nga skuadra.
Spanjolli nuk duket nderkohe i kënaqur te bavarezët dhe mund të largohet qysh në verën e këtij viti.
"Ne kemi vetëm një plan A dhe kjo do të thotë Guardiola", u shpreh Rummenigge për Kicker.
"Në se ai dhe familja e tij ndihen si në shtëpi, ai do të qëndrojë. Në se jo, ne duhet të merremi me të në mënyrë të relaksuar", shtoi me tej kreu i klubit bavarez. /a.ke/









