Kremlini (Moske) Rusi
TIRANË, 16 shkurt /ATSH-AFP/. - FIFA eshte shprehur e kenaqur per avancimin e pergatitjeve ne Rusi, vendi organizator i Boterorit -2018 ne futboll, ka deklaruar te henen sekretari i pergjithshem, Jérôme Valcke, ne Saint-Pétersbourg, gjate nje mbledhje te komitetit organizativ.
"Ne duhet te punojme shume mire se bashku", u shpreh Valcke gjate nje konference per shtyp. "Se bashku pergatitjet do te shkojne ne rrugen e duhur jo vetem per Kupen e botes ne 2018, por edhe per Kupen e Konfederatave ne 2017, qe eshte gjithashtu nje kompeticion shume i rendesishem", tha ai.
"Etapa e ardhshme e rendesishme eshte hedhja e shortit (per grupet eleminatore)", theksoi ai.
"Do te jete nje Kupe bote e veçante nese punojme bashke per kete qellim", eshte shprehur nga ana e tij ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko. /a.ke/








