TIRANE, 24 shkurt /ATSH-AFP/. - UEFA eshte shprehur te marten se eshte dakord me rekomandimin e grupit te punes te FIFA-s lidhur me Boterorin-2022 ne Katar, qe ai te zhvillohet nga fundi i nentorit deri ne fund te dhjetorit.
"UEFA mbeshtet rekomandimin e Task-Force te FIFA-s per organizimin e Boterorit -2022 ne Katar nga fundi i nentorit deri ne fund te dhjetorit 2022?, beri te ditur UEFA nepermjet nje njoftimi zyrtar.
"UEFA vlereson se per te miren e lojtareve dhe te tifozeve, turneu duhet te organizohet ne dimer dhe jemi ne pritje te vendimit perfundimtar te komitetit ekzekutiv te FIFA-s", theksohet ne njoftim.
Ne mbledhjen qe do te zhvillohet me 19 mars ne Zürich do te fiksohen perfundimisht datat e organizimit te turneut te rendesishem boteror. /a.ke/








