TIRANE, 1 korrik /ATSH-AFP/. - Trajneri Alberto Zaccheroni, i cili dha doreheqjen pas eleminimit te Japonise ne turin e pare te Boterorit 2014, eshte nisur te marten nga Tokio drejt Italise, vendi i tij i lindjes, duke mos perjashtuar mundesine e terheqjes.
"Une jam teper i trishtuar qe largohem. Kam kaluar kater vite te jashtezakonshme. Pasioni im per futbollin vazhdon te jete, por edhe terheqja eshte nje opsion", deklaroi Zaccheroni, 61 vjeç, para nisjes.
Ne krye te ekipit te Japonise, Zaccheroni fitoi nje titull kampioni te Azise, me nje binlanc prej 30 fitoresh, 12 barazimesh e 13 humbjesh ne 55 ndeshje. Por, ai u kritikua shume per seleksionin e tij dhe taktiken e aplikuar ne Boteror. /a.ke/