/ATSH - "Selfi Mania" (mania e fotos së vetë shkrepur, postuar dhe shoqëruar me një dixhiturë apo thjesht koment) i ka mbërthyer që të gjithë.
Kushdo që zotëron një "Smart Phone" apo e thënë ndryshe, një telefon që ka një objektiv të mirë për realizimin e fotografive, parametra cilësorë dhe sigurisht internet, është mbërthyer nga "ethet" e të bërit një foto dhe të publikuarit në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, por më së shumti në shtëpinë e selfie-s që është Instagrami.
Kryeministra nga gjithë bota, personalitete të shquar të ekranit dhe jo vetëm, artistë, futbollistë apo edhe njerëz të panjohur, janë mbërthyer nga trendi i kohës, ai i të realizuarit te shkrepjes, publikuarit foton dhe dixhiturës, e cila shërben për të ngacmuar dhe provokuar pëlqimin dhe komentimin e sajë nga ana e miqve apo ndjekësve.
Në garën e më të pëlqyerve e më të komentuarve në selfie instagram, nuk mungon dhe super talenti Lionel Messi. Futbollisti i kombëtares së Argjentinës dhe klubit të futbollit të Barcelonës, ka publikuar së fundmi me rastin e ditëlindjes së bashkeshortes një "selfie" familjar"(në fotot Messi me të birin Thiago dhe të shoqen Antonella) me anën e të cilës i ka uruar bashkeshortes që gjendej fare pranë tij ditëlindjen.
"Feliz cumple mi vida!!! Te amamos!!!", "Gëzuar ditëlindjen jeta ime!!! Të duam", ka shkruar Leo Messi në selfie-n që ka publikuar pak më parë në instagram, ndërkohë që bashkeshorten e kishte po aty pranë, pra po në foto!
/Shqiptarja.com