TIRANE, 28 janar /ATSH/. - A do të shkarkohet Inzaghi? Përgjigjet Galliani, administratori i deleguar i klubit, jo. Milani do të vazhdoje t'i besoje Filippo Inzaghit, edhe pse skuadra po kalon momente të vështira. Edhe pse Milani po kalon momente të vështira, drejtuesit e Milanit nuk do ta shkarkojnë Filippo Inzaghin nga detyra.
Rossonerët kanë bilanc të dobët në Serine A duke zënë vendin e e 10-të ne klasifikim me vetëm 26 pikë, nderkohe qe te marten ne mbremje u eliminuan edhe nga Kupa e Italisë pas disfatës nga Lazios me rezultat 1-0.
"Fat i keq, por shpresojmë. Do ta mbajmë Inzaghin deri në fund të sezonit përderisa nuk ndodh ndonjë katastrofë me përmasa të mëdha", deklaroi Adriano Galliani. /a.ke/







