TIRANË, 21 shkurt /ATSH/. - Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të madhe te premten ne mbremje, ku djemte e drejtuar nga Jurgen Klopp kanë mposhtur konkurrentin e drejtpërdrejtë për mbijetesë, Stuttgartin, me rezultatin 3-2.
Pas kësaj fitoreje, Dortmund është ngjitur në vendin e 10-të me 25 pikë, ndersa Stuttgarti mbeti ne fund me vetëm 18 pikë.
Pavarësisht kesaj fitoreje, trajneri Jurgen Klopp mendon se Borussia Dortmundit i duhet ende punë për t'iu shmangur rënies nga Bundesliga.
"Ne e merituam fitoren, por do të ketë ende kohë para se të kemi një situatë ndryshe në Bundesligë", ka deklaruar tekniku gjerman. /a.ke/








