LOZANË, 10 mars /ATSH-AFP/ - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) u shpreh i tronditur pas përplasjes së dy helikopterëve në Argjentinë ku humbën jetën tetë francezë me të cilëve dhe sportistët, Florence Arthaud, Camille Muffat dhe Alexis Vastine dhe Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) shpreh dhimbjen e thellë për këte tragjedi.
"Ne jemi tronditur nga ky lajm i dhimbshëm. Mendimet tona shkojnë për familjet dhe miqtë e këtyre atletëve të mrekullueshëm që u ndanë nga jeta", theksoi KON në një komunikatë.
"Bota e sportit dhe familja olimpike ka humbur tre prej përfaqësuesve të tyre më brilantë. Secili prej tyre nuk ishte vetëm kampion në sport, por luante gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm", shtoi KON.
Në kujtim të këtyre kampionëve, dy prej të cilëve Camille Muffat dhe Alexis Vastine kishin marrë medalje olimpike, Flamuri Olimpik do të vendoset në gjysmë shtizë për tre ditë në selinë e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) në Lozanë./
/ec/ a.jor.










