/ATSH-AFP/. - Finalja e Kupes se Italise, Juventus - Lacio eshte avancuar me 20 maj pas kualifikimit te Juves per ne finalen e Liges se Kampioneve, beri te ditur te enjten Liga Italiane e Futbollit.

Finalja ishte programuar per te dielen, me 7 qershor.

Juventus eshte shpallur kampion i Italise, ndersa Lacio do te luaje me 24 maj derbin ndaj AS Romes, per javen e 37-te te kampionatit, nje ndeshje qe vlen shume per vendin e dyte, qe kualifikohet direkt per ne Ligen e Kampioneve.

Juve eshte kualifikuar te merkuren per ne finalen e C1 pas barazimit me Real Madrid (1-1), nderkohe qe ndeshjen e pare e kishte fituar (2-1). Juventusi do te ndeshet me FC Barcelonen me 6 qershor ne Berlin.