TIRANE, 18 shkurt /ATSH/. - Raul dëshiron të kthehet tek Real Madridi. Raul Gonzalez, legjenda e Real Madridit, ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet në Santiago Bernabeu.
Raul Gonzalez eshte shprehur se dëshiron të kthehet tek Real Madridi pas përfundimit të karrierës si futbollist. Ish-sulmuesi i perfaqesueses spanjolle aktualisht është pjesë e ekipit amerikan New York Cosmos.
"Real Madridi është shtëpia ime dhe nëse më ofrohet mundësia të kthehem dhe të bëj dicka të rëndësishme, diçka që më pëlqen, do ta bëj", deklaroi Raul për portalin "Goal".
"Jam rikthyer para një viti me Al-Sadd, pas tri-katër vitesh larg klubit dhe ende kam ndjerë dashurinë e njerëzve në Madrid, që më emocionoi shumë", u shpreh ai.
Raul besonte se do të qendronte në Santiago Bernabeu, por klubi e largoi dhe ne 2010 ai u transferua ne Gjermani tek Schalke 04. Me pas ai luajti edhe për Al-Sadd në Katar dhe aktualisht me New York Cosmos. /a.ke/







