Shtatë nga tetë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve janë në rrezik se mund të humbin disa prej lojtarëve të tyre më të mirë për ndeshjen e kthimit, për shkak të kartonave të verdhë qe kane marre ne ndeshjet e meparshme.
Skuadra më e rrezikuar është Atletico Madrid, e cila ka 5 lojtarë të rrezikuar, të cilët në rast të ndëshkimit në ndeshjen e parë mungojnë në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit. Bëhet fjalë për Cristian Ansaldi, Jesus Gamez, Gabi, Mario Suarez dhe Fernando Torres.Juventus (Stefan Lichtsteiner, Arturo Vidal, Alvaro Morata dhe Roberto Pereyra), Porto (Alex Sandro, Danilo, Maicon dhe Oliver Torres) dhe Monaco (Moutinho, Layvin Kurzawa dhe Yannick Ferreira-Carrasco) kanë me shume lojtarë të rrezikuar, Real Madrid ka tre lojtarë, Marcelo, Coentrao dhe Toni Kroos.
PSG ka dy lojtarë, Matuidi dhe Gregory van der Wiel, ndërsa Bayern Munich vetëm një, Jerome Boateng.
Skuadra e vetme që nuk ka asnjë lojtar të rrezikuar nga kartonët është Barcelona. /atsh/
/Shqiptarja.com