TIRANE, 28 janar /ATSH-AFP/. - Mbrojtesi qendror Salvatore Bocchetti eshte huazuar te AC Milan nga Spartak Moska (Rusi) deri ne fund te sezonit, beri te ditur te merkuren klubi italian.
Bocchetti, 28 vjeç, kthehet ne Itali pas kater sezonesh e gjysme ne Rusi, tek Rubin Kazan e me pas te Spartak qe nga 2013, ku ai ka luajtur veçse nje ndeshje pas demtimit te rende te pesuar ne gju.
Ai u largua nga Genoa ne veren e 2010.
Pese here i seleksionuar ne ekipin e Italise ne 2009 deri 2010, i paaktivizuar ne Boterorin 2010, Bocchetti pritet qe te perforcoje mbrojtjen e Milanit, qe ka humbur kater nga pese ndeshjet e fundit dhe mbrojtesi Philippe Mexès eshte pezulluar per kater ndeshje. /a.ke/







