Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, ka kërkuar më shumë angazhim nga lojtaret e skuadres se tij.
Ish-sulmuesi "rossoner" ka kërkuar nga lojtarët e tij që të luajnë me zemër, në mënyrë që të kenë sukses në këtë sezon.
"Ne duhet të punojmë pas ndeshjes së keqe kundër Udineses. Kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë të mërkurën në San Siro", u shpreh Inzaghi.
"Secili lojtar duhet të jap më shumë. Jam i zemëruar, sepse skuadra nuk dha gjithçka kundër Udineses. Ne duhet të luajmë me zemër dhe t'i respektojmë tifozët", shtoi me tej trajneri italian ne nje konference shtypi. /atsh/