TIRANE, 17 shkurt /ATSH/. - Drejtuesit e klubit te Milanit i kane dhene ultimatum Inzaghit. Ndeshja nda Cesenas do të jetë vendimtare për Filippo Inzaghin nëse dëshiron të jetë ende trajneri i Milanit.
Drejtueseve të Milanit u ka humbur durimi. Rossonerët i kanë dhënë ultimatum trajnerit Filippo Inzaghin që ta fitoje ndeshjen e radhës ndaj Cesenas, në të kundërtën, do të shkarkohet.
Ekipi në vitin 2015 ka regjistruar një fitore dy barazime, nderkohe qe ka humbur katër ndeshje.
Shanset që Milant që të luajnë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm thuajse janë shuar dhe mesa duket Silvio Berlusconi dhe Ardiano Galliani janë penduar që ia besuan skuadrën një trajneri pa përvojë si Inzaghit. /a.ke/








