TIRANE, 17 shkurt /ATSH/. - Pogba te Real Madrid? Përgjigja e Morattes eshte jo. Sulmuesi i Juventusi, Alvaro Moratta, kembengul qe Paul Pogba nuk duhet të transferohet tek Real Madridi.
Paul Pogba është i lumtur tek Juventusi dhe nuk pritet të transferohet te Real Madridi. Kështu beson sulmuesi i kampionit të Italisë, Alvaro Moratta.
"A mund të shkoje Pogba në Madrid? Ai është i ri dhe është ndër më të miret në qarkullim, por ai është i lumtur tek Juventusi," ka deklaruar Moratta për gazeten AS.
Moratta ishte pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2014, kur u transferua te Juventusi për 23 milion euro. /a.ke/







