Lojtarët dhe traineri Duro gjtë stërvitjes së sotme
Tiranë, 3 Shkurt / ATSH/.- Zyra për shtyp e FK Partizanit ka njoftuar se sot paradite, në kompleksin sportiv "Tirana Internacional" në Pezë, ekipi i Partizanit zhvilloi senacën e stërvitore të radhës.
Të kuqtë nën drejtimin e trainerit Duro dhe stafit teknik vijuan përgatitjet duke marrë udhëzimet e fundit në prag të ndeshjes te se merkures me KF Laçin, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.
Në seancën e sotme grupi i lojtarëve ishte i plotë dhe gjendja fizike e tyre u paraqit optimale. Skuadra në përfundim të stërvitjes u drejtua në ambientet e residences së përhershme Hotel "Vila Park", ku do të qëndrojnë deri në momentin kur do i drejtohen stadiumit "Redi Maloku" të Fushë Krujës.
/k.m//a.ke/









