TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Pogba, kurrë te Manchester United. Keshtu mendon Andrea Pirlo, mesfushori i Juventusit, duke besuar se Paul Pogba nuk do të rikthehet kurrë te Manchester United.





Paul Pogba nuk do të rikthehet kurrë tek Manchester United. Për këtë është i bindur mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo. Pogba ishte pjesë e Manchester Unitedit, por kishte vendosur të largohet në drejtim të Juventusit në vitin 2012, pasi ekipi anglez nuk i kishte dhënë hapësirën e duhur në ekipin e parë.
"Unë nuk mund të shoh Pogban duke u rikthyer ndonjëherë në Manchester United", ka deklaruar Pirlo.
Pogba pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, nderkohe qe mes shume klubeve qe jane të interesuar për francezin është edhe Manchester United. /a.ke/