MOSKË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Kremlini konfirmoi sot se presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në futboll, ku Rusia përgatitet të presë edicionin e radhës.
"Më 13 korrik presidenti do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës. Kjo lidhet me faktin se Rusia do të jetë më pas organizatore e Kupës së Botës në vitin 2018?, deklaroi për gazetarët këshilltari diplomatik i Kremlinit, Juri Ushakov.
Finalja e Kupës së Botës do të luhet në stadiumin "Maracana" në Rio de Zhaneiro.
Rusia mori organizimin e Botërorit të futbollit të radhës që zhvillohet në vitin 2018, në dhjetor 2010. Në mbajtjen e këtij bashkimi të madh sportiv, ajo premtoi se do të investojë 20 miliardë dollarë për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturave në të gjithë vendin./
/G.S/ a.jor.











