Liqeni Artificial është kthyer në destinacionin më të preferuar nga banorët e kryeqytetit dhe turistët jo vetëm në fundjavë por edhe për disa orë pushim në natyrë, larg zhurmës urbane. “Report Tv” përcolli gjatë një ditë atmosferën atje ku nuk mungojnë fëmijët që argëtohen por turistët e huaj të surprizuar për mirë.

“Padyshim zonat bregdetare janë më të frekuentuara në sezon vere, por për nga numri I frekuentuesve nuk mbetet pas as zona e Liqenit Artificial.”

Sport, muzikë, argëtim, shëtitje, qetësi dhe ajër i pastër. Në zonën e liqenit mund t’i gjesh të gjitha dhe pa kosto.

Ajri i pastër dhe fresika që ofron e kanë shndërruar liqenin në zonën më të pëlqyer në kryeqyet për të kaluar disa orë pushimi.

Shumë të moshuar e kanë kthyer në vendtakim të përditshëm.

“Na pëlqen shumë ajri I pastër e ka freskllëk. Ca nga shokët tanë kanë dal se duan lëvizje. Çdo ditë në orën 6 ne dalim e liqeni .”

“Me shoqërim mblidhemi flasim. Bëjmë muhabet, shëtisim.”

Fëmijët nuk I gëzohen vetëm ambientit të gjelbëruar, por dhe argëtimit përmes lojërave të ndryshme.

“Unë jam Aleksja. Jam 4.9 vjeç. Vij shpesh te liqeni . Më shumë më pëlqen liqeni. Luaj lojën gërshëra.”

Nga Neë Yorku, Henri ka ardhur në Tiranë prej më shumë se një muaj. I shoqëruar nga gjyshja e tij ai na tregon çfarë i pëlqen më shumë këtu.

“Në Tiranë kam një muaj e 16 ditë liqeni shumë I bukur.”

“Në katër stinët më pëlqen të vij te liqeni. E kam pak larg, por megjithatë I hipi Tiranës së Re. Vij nga Don Bosko. Vijmë me shoqet, pijmë kafe.”

Turistët e huaj nuk mungojnë, teksa shprehen se ajo që gjetën, ishte Akoma më mirë se ajo që prisnin.

“Jemi nga Egjipti. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. E duam të gjithë ne. Nuk mund ta shpjegojmë këtë vend. Kur erdhëm kishim feedback vetëm nga videot në interent, por në të vërtet është akoma më i bukur.”

“Është vërtet bukur të jesh këtu. Më pëlqen qyteti, por këtu ka shumë qen”.-thotë djali.

Liqeni artificial në Tiranë është plot edhe në fundjavë, ndërsa po tërheq gjithnjë e më shumë edhe ushtruesit e sporteve si vrapi, ecja apo meditimi.