TIRANE, 27 janar /ATSH/. - Zinedin Zidane ka mbrojtur Karim Benzeman. Ai thotë se sulmuesi francez nuk mund të realizoje 60 gola si Cristiano Ronaldo.





Karim Benzemas po i mungojnë golat. Ai ka realizuar vetëm një gol në gjashtë takimet e fundit me Real Madridin.
Por, Zinedin Zidane ka mbrojtur ish- sulmuesin e Lyonit. Ai thotë se sulmuesi francez nuk mund të realizoje 60 gola si Cristiano Ronaldo.
"Unë nuk e di pse Benzema merr aq shumë kritika. Ndoshta njerëzit duan që ai të shënojë 60 gola në një sezon si Cristiano Ronaldo, por ai nuk mund ta bëjë atë", ka deklaruar Zidane.
"Benzema më shumë është një playmaker. Atij i pëlqen të kombinoje me bashkëlojtarët, cka i përshtatet lojës së Real Madridit", ka theksuar legjenda e Francës. /a.ke/