TIRANË - Superliga shqiptare e futbollit rikthehet sot me javën e 29-të të saj.
Skënderbeu kryesues udhëton drejt Laçit për t'u ndeshur ndaj kurbinasve. Skuadra e Armando Cungut ka qenë gjithnjë një kockë e fortë për skuadrat e mëdha.
Kukësi i vendit të dytë ka një sfidë të lehtë në Elbasan përballë një skuadre që nuk ka më çfare t'i thotë kategorisë superiore. Edhe Partizani i vendit të tretë ka një ndeshje të lehtë në letër. Të kuqtë e Shpëtim Duros në rrugën e tyre gjejnë Apoloninë e vendit të parafundit, që ashtu si Elbasani mbijetesën në superiore e kanë një utopi. Tirana nga krahu tjetër ka sfidën më të vështirë, sa i takon grupit të kryesuesve. Bardheblutë do të udhëtojnë drejt Vlorës për një sprovë të rëndësishme ndaj Flamurtarit. Skuadra kuqezi është e qetë në mes të klasifikimit dhe me Tiranën pritet të jetë një ndeshje prestigji, ku vendasit mund të tregojnë kualitetin e tyre. Ndeshja tjetër e kësaj jave të kategorisë superiore është ajo e Shkodrës, ku Vllaznia do të prese Teutën. Djemte e detit në rast fitoreje hedhin një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit mes më të mirëve, në dëm të fierakëve.
Tirana pa Morinën e Bakajn në Vlorë: Infermieria e Tiranës me lajme jo te mira per për trajnerin Magani në kuadër të takimit me Flamurtarin. Trajneri Gugash Magani dhe bardheblutë kanë vijuar përgatitjet në "Skënder Halili" për këtë përballje. Mungese e sigurtë për këtë ndeshje eshte ajo e Elis Bakaj dhe se fundmi edhe e Mario Morinës. Të dy sulmuesit kanë probleme dëmtimesh e nuk janë të gatshëm për këtë takim. Bakaj vijon fazën riaftësuese për gjurin e dëmtuar, ndërsa Morina ndjen shqetësim në tendinën e dëmtuar. Të dy sulmuesit mund të jenë të gatshëm javën e ardhshme.
Java e 29' luhet e gjitha të shtunën:
Elbasani-Kukësi Ora 13:00
Vllaznia-Teuta Ora 13:00
Laçi-Skënderbeu Ora 14:00
Flamurtari-Tirana Ora 17:00
Partizani-Apolonia Ora 17:00
Klasifikimi: Skënderbeu 60 Pikë, Kukësi 58, Partizani 56, Tirana 54, Laçi 50, Flamurtari 34, Vllaznia 30, Teuta 23, Apolonia 16, Elbasani 13. /ATSH/
/Shqiptarja.com