TIRANË - Mungojnë dhe tre ditë nga përballja mes Shqipërisë dhe Armenisë për eleminatoret e "Francë 2016? dhe frika e ndonjë  incidenti ndaj simboleve kombetare nga tifozët armene ka ngritur një sëre diskutimesh, por tashmë situata është sqaruar.
"Ne nuk do të prekim flamurin shqiptar dhe aq më pak ta djegim atë", kanë deklaruar përmes një njoftimit për shtyp grupimi i tifozëve armene "First Armenian Front", grupim ky i njohur zyrtarisht edhe nga Federata Armene e Futbollit dhe që pritet të zbarkojë në Tiranë për të qenë në "Elbasan Arena" të dielën gjatë përballjes.
Gjatë këtyre ditëve, në vendin tonë kishte dale hipoteza e një bashkëpunimi mes tifozëve armenë dhe atyre serbe, me qëllim djegien e flamurit kuqezi, por kjo mesa duket është një trillim, i cili nuk gjen mbështetjen e tifozëve miq. Sipas shtypit shqiptar, qe citon burime nga Armenia, theksohet se tifozët e grupiti "First Armenian Front" kanë mohuar kategorikisht këtë bashkëpunim, duke shprehur edhe respekt ndaj flamurit tonë.  "First Armenian Front dëshiron të njoftojë se asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me tifozët serbë dhe asnjëherë nuk e kanë në plan të djegin ndonjë flamur në Shqipëri. Nuk janë të vërteta lajmet se ne do ta djegim flamurin shqiptar", thuhet në njoftimin e tyre. Sipas burimeve nga Federta Shqiptare e Futbollit, të dielën pritet të jenë rreth 150 tifoze armenë në stadium, ku do te luhet ndeshja Shqipëri-Armeni. /ATSH/