/ATSH/. - Ka përfunduar shtrimi i plotë i pistës me tapetin e barit, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në kryeqytet. Java e kaluar ka qenë java e një pune intensive për të shtruar tapetin e ardhur nga jashtë, në fushën e stadiumit dhe ky proçes është mbyllur brenda afateve, bejne te ditur burime nga FSHF-ja.

Tani shërbimet që i kryhen fushës, janë kryesisht teknike dhe niveluese. Sipas specialistëve të kësaj fushe, gradualisht me kalimin e disa javëve, fushës do të vazhdojnë t'i kryhen shërbime, derisa ajo të arrijë të lidhet me shtresat e tjera të paravendosura më parë. Një element që e ndihmon këtë proçes është  koha. Po sipas specialistëve, është shumë e rëndësishme, që ajo të mos jetë shumë e ftohtë sepse temperaturat e ulëta e dëmtojnë këtë proçes.