Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, eshte shprehur se detyra e tij është që të përshtatet me mënyrën se si luajnë Messi dhe Neymari dhe të mundohet që atyre t'ua bëjë gjërat më të lehta.
"Tek Barcelona duhet te pershtatesh me mënyrën se si luajnë dhe lëvizin Messi dhe Neymar dhe të tentosh t'ua bësh atyre gjërat më të lehta", theksoi Suarez për Uefa.com.
"Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm, ndaj do te jem ne krah te tyre per t'i mbeshtetur gjithnje. Të gjithë ndihemi shumë komode në rolin që kemi për të ndihmuar Messin dhe Neymarin që ata të luajnë gjithnje e më mirë", eshte shprehur Suarez.
/atsh/