TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Një tjetër legjendë e Interit e quan Shaqirin lojtar rezerve. Xherdan Shaqiri po vazhdon të kritikohet pas transferimit te tij te Interi.
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, tashme është kritikuar edhe nga ish-futbollisti i Interit, Beppe Bergomi.
Ky i fundit ndjen keqardhje që zikaltërit tani nuk po mund të transferojnë më shumë sesa rezervat e Bayernit dhe Arsenalit.
"Podolski dhe Shaqiri kanë lëvizje interesante. Por, fatkeqësisht në Seria A tani nuk po vijnë më titullarët e Arsenalit dhe Bayern Munichut, por rezervat e tyre", u shpreh Bergomi. /a.ke/







