Sportet, pa zgjedhje, Rektori padi në gjykatë senatit
Kjo pasi në këtë universitet zgjedhjet janë pezulluar me vendim të ministrit të Arsimit, për shkak se senati akademik i i këtij universiteti ka pasur përplasje me rektorin, Vejsel Rizvanolli.
TIRANE- Ndryshe nga universitete e tjera të vendit, në universitetin e sporteve të Tiranës dje nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Kjo pasi në këtë universitet zgjedhjet janë pezulluar me vendim të ministrit të Arsimit, për shkak se senati akademik i i këtij universiteti ka pasur përplasje me rektorin, Vejsel Rizvanolli. Ky i fundit madje ka dorëzuar edhe një padi në gjykatë që me datë 6 shkurt. Në çështjen që mban nr.8234, Vesjel Rizvanolli, ka paditur senatin Akademik të Universiteti i Sporteve, Tiranë për shfuqizim apo ndryshim të aktit administrativ, që ka të bëjë me kriterin e moshës që ka vendos ky senat. “Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.2, datë 23.01.2012 të Senatit Akademik të Universitetit të Sporteve Tiranë (në vijim UST) i cili në nenin 7.10 të Rregullores “për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UST” ka parashikuar që: “Nuk mund të kandidojë për Organet dhe Autoritetet drejtuese të UST personat të cilët për shkak të daljes në pension nuk mund të plotësojnë mandatin 4-vjeçar”. Pezullimi i zhvillimit të procesit të zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet drejtuese në UST. Zhdëmtimin e dëmit (dëmit efektiv dhe fitimit të munguar) në të holla nëse në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut” dhe ligjet në fuqi, do të lejohet të vazhdohet procesi i zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet drejtuese në UST duke m’u cënuar e drejta për t’u kandiduar për Organet dhe Autoritetet drejtuese të UST”, - është kjo padia që rektori Rizvanolli ka depozituar në gjykatë. (ek/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
PO
39.8%
JO
48.9%
NUK E DI
11.3%
Vota total: 865
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?