Sporti në natyrë, Tirana mirëpret për herë të parë kampionatin “Survivor Games”

Sporti në natyrë, Tirana mirëpret për herë të parë kampionatin “Survivor Games”

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS Eduard Shalsi

Rigjallërimi i hapësirave të gjelbra e ka kthyer Parkun e Liqenit Artificial në epiqendër të aktiviteteve sportive në Tiranë. Në fushat te kodrat e liqenit u zhvillua për herë të parë në Shqipëri kampionati “Survivor Games”, një event outdoot që promovon jetesën aktive në natyrë me pjesëmarrjen 16 skuadrave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi, tha se Parku i Liqenit është kthyer në alternativë për shumë të rinj, për aktivitete të ndryshme sociale e sportive. 

“Kush është rritur në Tiranë, e mban mend se kjo hapësirë ka qenë një pellgaçe e madhe, një gjysmë kënete. U bënë protestat për këndin e lodrave dhe ja ku jemi sot. Kushdo që merr vendime të drejta ndihet i shpërblyer kur shikon që këto vendime ia kanë bërë jetën më të lehtë, ndoshta edhe më të mirë, komunitetit, duke i dhënë një alternativë tjetër të rinjve”. 

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë një kulturë të re tek qytetarët e Tiranës, të cilët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt aktiviteteve sportive dhe kulturore. Veliaj nënvizoi se 2017 ishte viti i kthesës për Tiranën, pasi për herë të parë në kryeqytet është ulur numri i kafeneve apo i pikave të basteve dhe është rritur numri i terreneve sportive dhe i bibliotekave.

Me statistikat e bizneseve të bashkisë, ishte hera e parë që ra numri i kafeneve të reja, i basteve dhe i bingove, dhe u shtua numri i palestrave, i bibliotekave, i këndeve të lodrave dhe i terreneve sportive. Për t’u bërë europianë, e paskemi vetë në dorë, mjafton të marrim vendime si europianë, të sillemi si europianë, të ushtrohemi si europianë, të rilidhemi me natyrën dhe me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, inkurajoi kryebashkiakun Veliaj për të vijuar punën për Tiranën dhe shtoi se kryeqyteti është një model që duhet të ndiqet në të gjithë Shqipërinë. Ai shprehu bindjen se ky është vetëm sipari i një numri projektesh të mëdha në vazhdim.

“Për mua është jo thjesht kënaqësi, por edhe emocion i veçantë. E kemi jetuar Tiranën përmes përpjekjeve të vazhdueshme, por nuk paska emocion më të madh se sa të jesh në një mjedis të tillë, të shohësh liqenin krejtësisht të rigjallëruar. Ju inkurajoj të vazhdoni sepse tashmë jeni bërë një model jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Shijojini këto mjedise”.

Eduard Shalsi, deputet i PS

Gjithashtu, deputeti i PS zgjodhi që të mbjellë edhe disa pemë të reja, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion