Dy ngjarje interesante që ndodhën brenda një jave e thyen monotoninë e përditshmërisë kosovare. Këto ngjarje që amortizuan demagogjitë zgjedhore me prurje të reja e me pretime të vjetra, sollën pak freski në Kosovë dhe përtej saj. Natyrisht edhe me ngjarjen tjetër që pritet të ndodhë sonte, thyhet plotësisht melankolia elektorale e fushatës me premtime marramendëse dhe realizime zero.
Me këto tri ngjarje, kjo javë mund të konsiderohet Java e Sportit Shqiptar. Nuri Seferi, djaloshi me dorëzat e arta nga Gostivari, arriti në majat e boksit evropian, duke ngritur në piedestal flamurin e kombit shqiptar. Fitorja ndaj hungarezit Tamas Lodi, e gëzoi çdo shqiptar dhe solli freski në një kohë kur frazeologjitë politike të politikanëve pushtuan secilin skaj të medieve në Kosovë.
Ballafaqimin e Seferit në Hamburg të Gjermanisë e transmetuan direkt televizionet më me ndikim në Evropë, por jo edhe ato të Kosovës, të cilat janë zënë me fushatë të pashpallur. “Fitore për kombin tim” e cilësoi këtë fitore gladiatori shqiptar i shekullit XXI.
Pas tij, vjen një sihariq nga Belgjika. Një ish-lojtar i shquar i Kombëtares Shqiptare, një djalë që s’plaket kurrë, Besnik Hasi i Gjakovës, e bëri kampion ekipin Anderlechtin, një skuadër që tre muaj më parë i kish larë duart, si dikur “Pon Pilati” me sapun.
Në kohën kur Anderlechti i kishte humbur shpresat për titull, duke qenë 10 pikë larg kreut të tabelës, erdhi trajneri Hasi, i cili për 11 lojë sa e udhëhoqi skuadrën, bëri revolucion dhe e bëri Anderlechtin kampion të Belgjikës.
Tani ish-futbollisti kosovar synon të bëjë befasi edhe në Ligën e Kampionëve. Hasi mbetet edhe një shpresë për sportdashësit shqiptarë.
Ky ishte lajmi i dytë i rëndësishëm për sportin, ndërsa surpriza ruhet për ndeshjen e sotme në stadiumin “Adem Jashari”, ku kombëtarja e Kosovës luan kundër yjeve nga Turqia.
Natyrisht edhe kjo do të jetë një ndeshje historike për internacionalizimin e sportit të Kosovës në botë. Është një lojë futbolli që tejkalon kornizat e një loje miqësore, që del përtej futbollit, shkon në analet e historisë, duke çuar mesazhin në botë se Kosova e meriton të dalë nga embargoja sportive.
Dhe fundi i fundit, sporti është ai që bashkon popujt dhe jo që i ndan. Me këtë ide dhe me këtë logjikë duhet të luajnë sot të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, sepse kjo lojë përveç që është përballje me një ekip cilësor siç është Turqia, është përballje historike ku dëshmon cilësinë e lojës, organizimin e tifozërisë kosovare dhe përcjell mesazhin se Kosova meriton të dalë nga getoja. Por jo vetëm kundër Turqisë, eleganca në futboll duhet të reflektohet edhe në ndeshjen kundër Senegalit në Gjenevë.
Ideja e disa njerëzve se shqiptarët në Ballkan duhet të kenë një kombëtare dhe jo dy, duhet të harrohet, sepse edhe ashtu tashmë janë profilizuar dy shtete shqiptare. Kosova dhe Shqipëria mund t’i kenë dy përfaqësuese në futboll, sepse ka aq shumë lojtarë cilësorë nëpër Evropë që mund t’i bëjnë edhe tri kombëtare.
Dikush mund të thotë se shqiptarëve i duhet një kombëtare e fortë dhe jo dy të dobëta, por e vërteta është se shqiptarët me pak investim mund t’i kenë dy të forta. Këtë e vërteton fakti se vetëm në dy ose tri shtete, në Botërorin e Brazilit luan gati një skuadër e lojtarëve kosovarë.
Ajo që duhet tashmë është heqja e epitetit “tradhtar” për lojtarët që nuk luajnë për Shqipërinë apo Kosovën. Secili shqiptar ndihet mirë kur në Brazil i sheh yjet që flasin shqip, Shaqirin, Xhakën, Januzajn, Mustafin etj. Kjo javë gjithsesi është Java e Sportit Kosovar e shpresojmë që edhe muaji i ardhshëm të jetë Muaji i Sportit Shqiptar.
/Shqiptarja.com