TIRANË – Bamir Topi, kreu i FRD-së, ka folur sot për sportin. "Në ekipin e Tiranës gjëra nuk po shkojnë mirë", - tha ai, - madje ka gjëra që nuk m’i do zemra t’i them deri në fund ashtu siç janë, kurse për Partizanin ndieva keqardhje kur kaloi në kategorinë inferiore".

Gjykimet e tij për sportin, ish-Presidenti dhe kryetarit i FRD-së i ka dhënë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë sportivë në redaksinë e gazetës “Sport Ekspres”.
Kryetari i FRD-së tha: "Punët në atë klub nuk po shkojnë mirë. Tirana është një skuadër elitare dhe kërkon nje menaxhim elitar. Problemi kryesor te Tirana janë kontratat e lojtarëve, të cilat janë tërësisht informale dhe zbatohen sipas vullnetit të palëve dhe kjo gjë duhet të marrë fund”.

Lidhur me klubin "Partizani", Topi tha: “Kam shprehur publikisht keqardhjen kur Partizani zbriti në kategorinë inferiore, duke e varfëruar edhe më shumë futbollin shqiptar. Klubet
duhet të afrohen sa më shumë me standartet e kërkuar nga UEFA në funksionimin e tyre, pasi vetëm kështu mund të kemi një futboll elitar. Bizesmenët që drejtojnë futbollin nuk duhet ta përdorin atë vetëm për imazh dhe të bëjnë rolin e zv.trajnerit nga tribuna por edhe t’i krijojnë kushte për zhvillimin e tij”.

Në fund, kreu i FRD-së shprehu ngushëllimet për familjen e ish-trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe i cili është ndarë nga jetë një ditë më parë.  “Kuzheja ishte një nga miqtë e mi, por për më tepër ishte një mik i madh i të gjithë shqiptarëve. Ai dha më të mirën për ekipin tonë përfaqësues, por edhe për futbollin në tërësi dhe u nda nga jeta në në një moshë mjaft të re”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)