Sportradar: Shqipëria, futbollin
më të korruptuar, Italia e dyta
Shqipëria ka futbollin më të korruptuar në botë, ndërsa pas saj vjen Italia në vendin e dytë dhe Moldavia në vendin e tretë. Kjo bëhet e ditur nga mediat italiane të cilat citojnë investigimin e kryer nga “Sportradar”, kompani eksperte në monitorimin e kuotave të basteve.
Shqipëria ka futbollin më të korruptuar në botë, ndërsa pas saj vjen Italia në vendin e dytë dhe Moldavia në vendin e tretë. Kjo bëhet e ditur nga mediat italiane të cilat citojnë investigimin e kryer nga “Sportradar”, kompani eksperte në monitorimin e kuotave të basteve.
Sipas investigimit të “Sportradar” të kryer nga ana e 400 bookmakersave ndërkombëtarë, vendi ynë ka futbollin më të korruptuar në botë, me një total prej 97 raporteve për trukim të ndeshjeve.
Pas Shqipërisë renditet Italia e cila bëhet e ditur se ka rreth 70 ndeshje të Serie A, Serie B dhe Lega Pro, për të cilat dyshohet se rezultati i tyre ka qenë i paracaktuar. Ndërkohë fill pas Shqipërisë dhe Italisë renditet Moldavia me 66 ndeshje të trukuara.
Në listën me 10 vendet me futbollin më të korruptuar renditen Estonia (46 ndeshje), Greqia (45 ndeshje), Rusia (42 ndeshje), Maqedonia (37 ndeshje), Bullgaria (35 ndeshje) ndërsa listën e mbyllin Letonia dhe Lituania me nga 31 takime të manipuluara.
Sipas investigimit në vendin e fundit renditet Belgjika e cila pasur dyshime për vetëm 1 ndeshje të trukuar, ndërsa para saj gjenden Holanda dhe Franca me nga 2 ndeshje.
Në investigimin e Sportradar janë marrë 142 472 ndeshje në total në 596 kampionate dhe turne të ndryshëm. Në totalin e këtyre ndeshjeve sipas raportit mësohet se janë 798 ndeshje rezultati i të cilave ka qenë i paracaktuar, ose “vetëm 0.56%” të totalit të ndeshjeve.
Kjo nuk është hera e parë kur Shqipëria bëhet pjesë e dyshimeve për ndeshje të trukuara, pasi në rastin e fundit në ndeshjen Flamurtari Teuta e përfunduar me rezultatin 1-1 u dyshua për manipulime në rezultat. Më 10 shkurt, Komisioni i Etikës në FSHF vendosi pezullimin e futbollitëve Arjan Pisha i Elbasanit dhe Alfred Osmani për trukime të ndeshjeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen
15 Janar, 22:55
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46