Spoti për turizmin, KLSH:
Qeveria abuzoi me buxhetin

TIRANE-  Qeveria ka abuzuar me fondet publike në prodhimin e spotit publicitar ku promovohej imazhi turistik i Shqipërisë në 2009 dhe i transmetuar në rrjetet prestigjioze ndërkombëtare televizive. Në një raport  auditimi të KLSH të kryer në kryeministri dhe 6 ministri të tjera konstatohen abuzime dhe shkelje flagrante jo vetem në prodhimin e spotit të shumëpërfolur atëherë dhe të transmetuar në Euronews , por dhe në aktivitete të tjera të qeverisë, dekore dhe prodhime spotesh që kanë promovuar qeveritarët vitet e fundit.

ABUZIMET NE SPOTIN E TURIZMIT
KLSH argumenton se gjatë kontrollit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve KLSH konstatoi se prodhimi i spotit “Promovimi i Turizmit në Shqipëri” dhe transmetimi I tij në EURO NEWS; si dhe një sërë veprimtarish të ndryshme janë shoqëruar me abuzime dhe mangësi të theksuara në dokumentacion cka lënë shteg për afera .Më konkretisht sipas KLSH:
Grafiku i transmetimit të spotit të shumëpërfolur atëherë paraqitej me gabime ne llogaritje për transmetime e parashikuar në oraret 19.00-22.00

Në raportin e KLSH thuhet se në dokumentacionin e dosjes nuk kishte studim të tregut për të marrë oferta nga operatorë të ndryshëm ndërkombëtare të specializuar për prodhimin e transmetimin e spoteve publicitare, për rrjedhojë nuk ishte bërë analizë për çmimin e prodhimit të spotit.

Raporti I KLSH konstaton gjithashtu se edhe komisioni i përzgjedhjes së fituesit për prodhimin e spotit nuk ishte profesionist, anëtarët e tij nuk ishin punonjës të MTKRS dhe për ta mungonin kontratat e nënshkruara midis palëve, për kryerjen e shërbimit.
Praktika e ndjekur, pa ndonjë argumentim në përcaktimin e fondit të duhur, është në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në vendimin e qeverisë së 5 gushtit të 2008.
Krahas mangësive proceduriale në përgatitjen e ftesës për negocim, oferta e rrjetit EuroNeës nuk ishte e përkthyer në gjuhën shqipe, ndërkohë që procedurat zhvillohen në bazë të legjislacioni shqiptar dhe është e domosdoshme që i gjithë dokumentacioni i ofertës të përkthehej në shqip.
KLSH konstaton gjithashti se nuk është respektuar as kontrata e nënshkruar për transmetimin e spotit me kohëzgjatje 30 sekonda nga ana e Euroneës.
KLSH përllogarit se vlera totale për spotet e pa transmetuar llogaritet në 36,250 euro ose 4,456,937 lekë, vlerë kjo e përvetësuar nga Kontraktuesi, e cila përbën dëm ekonomik. Ndërkohë që fondi I akorduar për prodhimin e spotit është 180 mijë euro.
KLSH ngarkon me përgjëgjësi 3 punonjësit e monitorimit të MTKRS.
Dhe kërkon masa disiplinore ndaj tyre dukë përfshirë dhe shkarkim nga detyra.

ABUZIMET NGA MINISTRIA E PUNES NE FESTEN E 1 MAJIT 2010
Edhe aktivitetet e organizuara nga Ministria e PUnës janë shoqëruar me abuzime me pasojë dëme të konsiderueshmë në buxhetin e shtetit
KLSH ka monitoruar spotin publicitar dhe elementë të tjerë dekorativ për festën e 1 Majit të vitit 2010, ku si pasojë e abuzimeve shtetit I është shkaktuar një dëm prej 9.2 miljon lekë.

Spoti në vlerë 19.8 miljon lekë për këtë event u prodhua nga njërez joprofesionistë,kurse dokumentacioni I përzgjedhjes së fituesit ishte me mangësi flagrante.
Asnjë anëtar i komisionit përzgjedhës të fituesit nuk ishte i fushës së artit dhe kulturës- thuhet në raportin e KLSH.
Mungonte llogaritja e fondit si për kohën e transmetimit, tarifat përkatëse etj.
“Në dosjen e këtij eventi, nuk gjendej asnjë dokument ligjor apo ekonomik për llogaritjen e vlerës së fondit limit për 1 televizion kombëtar dhe për dy të tjerët jo kombëtar, si dhe për tarifën e përdorur në llogaritjen e këtij fondi limit. “ thuhet në raportin e auditimit.
N ga Komisioni dhe MPÇSSHB nuk u paraqit asnjë dokument mbi negociatat e kryera dhe dokumentacionin e kryerjes së këtij eventi- citon raporti.
Edhe për këtë rast KLSH rekomandon vec shlyerjes së dëmit edhe shkarkim nga detyra të disa zyrtarëve përgjegjës.
 (ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin