Serie A është në fazën e sprintit final, me skuadrat që kërkojnë të përmbushin objektivat. Te Juventus duket se janë dorëzuar për titullin kampion pasi janë 17 pikë pas Interit kryesues.
Të ndodhur në vendin e tretë, "Zonja e Vjetër" ka vuajtur disa dëmtime në muajt e fundit, çka ia kanë vështirësuar punën Max Allegrit. Trajneri livornez ka marrë një lajm të mirë, teksa në stërvitje është bashkuar Adrien Rabiot.
Francezi u stërvit pjesërisht me grupin të enjten në 'Continassa' dhe rikthimi i tij duket i afërt. Mesfushori dëmtoi gishtin e këmbës në një përplasje me Bremer gjatë Juve - Frosinone dhe me shumë mundësi do të rikthehet në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër Genoas të dielën.
Synimi i Allegrit është që lojtari të jetë gati për ndeshjen e drekës në raundin e 29-të, në të cilën Rabiot duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të fillojë nga minuta e parë, duke pasur parasysh urgjencën në mesfushë.
Me kthimin e Rabiot, treshja titullare do të riformohej, e kompletuar nga Locatelli e McKennie dhe Miretti do të kthehej në stol. Juventusi është rikthyer nga një seri makthi, me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe po kërkon një sukses që do t'i rikthejë besimin për sprintin final në të cilin do të duhet të mbrojnë vendin në Ligën e Kampionëve.
Për ndeshjen ndaj djemve të Gilardinos do të rikthehet edhe Vlahovic, i cili ka shlyer pezullimin dhe portieri Perin do të jetë sërish në dispozicion, pasi është stërvitur plotësisht me grupin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.1%
-
Pak
81.3%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 546
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për 'trukim ndeshjesh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze', mbrojtësi i Serie A shpallet i pafajshëm
28 Mars, 13:37
-
Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm
27 Mars, 14:16
-
Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen
27 Mars, 13:34
-
Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje
27 Mars, 12:46
-
Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses
26 Mars, 15:16
-
Plani për shpëtimin e Juventusit, 'Zonja' e ka gati pasuesin e Igor Tudor
25 Mars, 16:00
-
Revolucion në futbollin italian, diskutimet për vendimet e VAR do transmetohen në stadium
25 Mars, 15:34
-
Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit
23 Mars, 20:14
-
GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë
16 Mars, 17:27
-
GOLAT/ Milani përmbys 2-1 Comon, Verona bën befasinë në Udine! Monza me 'një këmbë' në të dytën
15 Mars, 17:09
-
Ibrahimovicit i del situata nga kontrolli, Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit
12 Mars, 16:26
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48