Gjatë muajit Maj, 6 fermerë u shtruan në spitalin e Fierit pasi ranë në kontakt me helmet gjatë spërkatjes së pemëve e bimëve. Mjeku toksikolog këshillon fermeret të bëjnë kujdes me dezinfektimin.

“Gjatë punëve në bujqësi për dezinfektim të kenë kujdes kur punojnë se ndodhin shumë raste të intoksimit. Vijmë këtu me helmim. Kemi pasur 5-6 raste me shqetësimi që mund të bëhen dhe të rrezikshme”.- tha Lulzim Banushi  toksikolog

Fermerët gjatë verës rrezikohen dhe nga insektet e zvarranikët, ndaj mjeku thotë se duhet të përdorin doreza, maska e çizme gjatë punës në ara.

 “Japim këshillë që fermerët të ruhen sepse edhe vapa shtohet dhe pickimet bëhen më helmuese. Përdorimin e maskave, dorezave e çizmeve gjatë punës në bujqësi. Më të rrezikshme pickimet nga merimanga e zezë ato gjenden nëpër depot e veglave dhe nëpër ara. Ato kanë rrezikshmëri për jetën. Zvarranikët janë helmues por nuk janë të rrezikshme për jetën”.-  shpjegoi Lulzim Banushi  toksikolog

Zonat kodrinore janë me rrezikshme, si Frakulla, Peshanit, Cakranit, ku shfaqet më së shumti merimanga e zeza, helmi i së cilës është i rrezikshëm për jetën.