Sqarohet tentativa e 'rrëmbimit' në Elbasan, zbardhet dëshmia e taksistit: Ishte keqkuptim...

ELBASAN-24 orë pas ngjarjes, sqarohet ajo që u raportua fillimisht si tentativë rrëmbimi në qendër të qytetit. Një taksist mbrëmjen e djeshme u shoqërua nga policia, pas denoncimit se tentoi që të rrëmbente një 15-vjeçar. Sami Meta 55-vjeç u shoqërua me akuzën e tentativës së rrëmbimit, por mohoi akuzat.

Taksisti mbrëmë e pa djalin në trotuar dhe i kërkoi që ta hipi në taksi duke i thënë se do ta çonte në shtëpi. Djali refuzoi duke mos e njohur taksistin dhe i bëri një foto makinës dhe më pas ia nisi babit të tij. Pas kësaj familjarët e fëmijës bënë denoncimin dhe policia ndërhyri duke kapur në flagrancë taksistin.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja zbardhi dëshminë e taksistit që tashmë po hetohet në gjendje të lirë dhe foton e makinës nga vendi ku u raportua ngjarja mbrëmë. Taksisti Sami Meta u shpreh në polici se fëmija i kishte ngjarë me nipin e gruas prandaj kishte tentuar ta merrte në makinë. "Ishte një keqkuptim, pasi mendova se djali ishte nipi i gruas". Pas verifikimeve që janë bërë, hetimet po vijojnë në gjendje të lirë.\

Makina e Sami Metës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite