Një gazetar britanik ka humbur jetën në Sri Lanka, teksa po lante duart buzë një lumi në momentin kur u sulmua nga krokodilët.
  
Paul McClean, 24 vjeç, nga Thames Ditton në Surrey, u tërhoq në një lumë pranë Arugam Bay nga krokodilët , thanë dëshmitarët.
 
Policia lokale raportoi se trupi i McClean u gjet në një lagunë nga një ekip kërkimi i Marinës së Sri Lankës.
 
Redaktori i Financial Times (FT) Lionel Barber, shkroi në Twitter: Paul McClean ishte një gazetar i shkëlqyer i ri dhe me një të ardhme të madhe në FT.
 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com