Sri Lanka, ‘mali me plehra’ shemb
qytezën,të paktën 16 të vdeku

Sri Lanka, ‘mali me plehra’ shemb<br />qytezën,të paktën 16 të vdeku
Një grumbull i madh plehrash ka shembur disa banesa në Sri Lanka duke lënë të vdekur të paktën 16 persona.  

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Meethotamulla ku prej tre vitesh  autoritetet kanë hapur një landfill ku lartësia e plehrave ka arritur qindra metra.

Shkak i kësaj tragjedie janë bërë rrëshqitjet, pasi ditët e fundit ka patur shira ndërsa diku pranë ishte vendosur edhe një zjarr.

Mali me plehra nisi të rrëshqiste e më pas ra mbi disa banesa që ndodheshin pranë.

Së bashku me viktimat, forcat e ndërhyrjes së shpejtë arritën të shpëtonin edhe shumë banorë të tjerë.

Ndërkohë të gjithë banorët e zonës janë transferuar në zona të tjera.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!