Një kompani e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po merr pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit, e cila po zhvillohet në Drawsko Pomorskie, Poloni. Në këtë stërvitje Kompania e II-të e Batalionit të II-të të Këmbësorisë (K2B2K) merr pjesë me personelin e saj të plotë prej 127 ushtarakësh.
Në kuadër të stërvitjes tepër të madhe dhe të rëndësishme, u realizua edhe një DVD, mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj stërvitjeje. Gjatë zhvillimit të DVD-së "Anakonda-16", në Poloni, morën pjesë zv/ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Nazmi Cahani. Skenari i stërvitjes është i fokusuar në operacionet mbrojtëse.
Në takimin e zhvilluar me komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura Polake, ai shprehu konsideratat më të larta për profesionalizmin e treguar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke i quajtur ata luftëtarë, të aftë të kryejnë me sukses çdo detyrë.
Në skenarin e përgatitur me rastin e DVD-së, një pjesë e trupave tona ishin caktuar të kryenin detyra në kuadër të batalionit shumëkombësh, në vijën e parë të mbrojtjes.
Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Polake, gjeneral Mieczysław Gocuł, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura polake, generallejtnant Mirosław Różański. Në DVD mori pjesë edhe komandanti i Komandës Amerikane në Europë, gjenerallejtnant Ben Hodges, i cili gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e trupave tanë.
"Anakonda - 16" është një stërvitje shumëkombëshe, në të cilën marrin pjesë 31 mijë ushtarakë nga 24 vende aleate dhe partnere. Kjo stërvitje është më e madhja dhe më e rëndësishmja e këtyre 25 viteve për Poloninë.
Stërvitja ka filluar me datë 7 qershor. Rreth 3 mijë automjete të tipeve të ndryshme janë në dispozicion të ushatarakëve, duke përfshirë këtu edhe Leopard 2A4 dhe 5 tanke, rreth 105 avionë dhe 12 anije detare të 10 viteve të fundit.
Ushtrimi "Anakonda", që nga fillimi i saj, e cila është organizuar në një periudhë çdo dy vite (që nga viti 2006), është përgatitur dhe kryer nga Komanda Operative e Forcave të Armatosura polake. Në stërvitjet e mëparshme: 2006, 2008, 2010, 2012 dhe 2014 kanë qenë rreth 50.000 ushtarë në total.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6005
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47