Në kohën kur Shtetet e Bashkuara përgatiten të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, Koreja e Veriut i është rikthyer sërish kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara.

Peniani e ka cilësuar stërvitjen e përbashkët ushtarake të trupave amerikane dhe Koreano Jugore si një sjellje të nxituar, që po çon drejt luftës bërthamore.

Por sipas Uashingtonit, ky kërcënim nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes siç është planifikuar.

Peniani deklaroi se ushtria e vendit mund të godasë Shtetet e Bashkuara në çdo kohë, dhe as Guami, Hawai apo vetë SHBA-të nuk do të mund të shmangin “sulmin e pamëshirshëm”.

Tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Peniani deklaroi një javë më parë se kishte finalizuar planin për hedhjen e katër raketave në territorin amerikan të Guamit.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se stërvitja është thjesht mbrojtëse.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com